Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel, 15 shkurt 2009

Jakov XOXA

Kujtimet që zbe[r]thejnë shkrimtarin Historia mreslënëse e krijimit të romanit “Lumi i vdekur”. Bisedat dhe shqetësimet e shkrimtarit, për çdo detaj, për çdo personazh e çdo linjë të veprës. Si rende nëpër fshatrat e Myzeqesë me motocikletën e tij “Java” duke eksploruar botë e personazhe që i përjetësoi në veprat “Juga e bardhë” dhe “Lulja e kripës”... Si ishin ditët e profesorit të historisë së letërsisë dhe marrëdhëniet me studentët, “arratitë” e tij për t’u izoluar në botën e letërsisë dhe sekretet të tjera deri tek ditët e fundit të jetës dhe pengjet e shkrimtarit të madh... NGA NASHO JORGAQI Në Tiranën e fundit të viteve 50 dhe fillimit të viteve 60 zhvillohej një jetë e gjallë letrare. Krjijonin njëkohësisht disa breza shkrimtarësh dhe kjo s’kish se si të mos e bënte interesante dhe pak intriguese atmosferën artistike. Pavarësisht se nga brezi i vjetër mungonin disa prej emrave të shquar të letërsisë shqipe, pasi ata ose qenë ndarë nga jeta, ose qenë goditur politikisht apo ishin mënjanuar, prapë në jeshin të pranishëm shkrimtarë të njohur të atij brezi si H. Stermi[?], M.S. [Gurra?], A. Sllan[?], N. Bulka, S. Spasse, V. Kokona, etj. Por nuk do të qenë këta që do t’i jepnin tonin jetës letrare. Ishte plejada e shkrimtarëve që i takonte brezit të viteve 30 dhe pjesëmarrësve në Luftën Antifashiste Naç.çl. si Dh. Shuteriqi, Sh. Musaraj, A. Varfi, K. Jakova, etj., të cilëve u bashkoheshin emrat e rinj si F. Gjata, Ll. Siliqi, A. Abdihoxha, L. Qafezi, K. Trebeshina, Q. Buxheli, etj. Në mes të tyre të fundmit do të radhitej edhe emri i Jakovit. Unë atëherë vij nga një brez fare i ri, që tentonte të debutonte në letërsi duke u shfaqur në faqet e shtypit me vjersha, skica dhe tregime të ndryshme. Të këtij brezi do të qenë letrarë të rinj të kryeqytetit si D. Siliqi, S. Vaçari, M. Myftiu, M. Hanxhari, etj., ... Në faqen 2
Jakov Xoxa Nasho Jorgaqi DH. Shuteriqi SH. Musaraj A. Varfi Myzeqesë Tiranën